Politike

“Rama e ka humbur betejën me Shkodrën”, Berisha: Mos u mashtroni nga hijet e tij dhe Bashës

4 Mars 2022, 16:44 Nga DOSJA
“Rama e ka humbur betejën me Shkodrën”, Berisha: Mos u

SHKODËR – Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli fushatën në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Duke kërkuar mbështetjen për kandidatin e koalicinit “Shtëpia e Lirisë” Bardh Spahia, ish-kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të mos mashtrohen nga hijet e kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha duke i akuzuar se po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Më tej, ai tha se Rama dhe Basha kishin përcaktuar sot të njëjtën orë për të zhvilluar fushatën e PS dhe PD po në Shkodër. Në fund, Berisha kërkoi që qytetarët në bashkitë Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje të votojnë për kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

“Në Ballkan, Europë dhe askërkund tjetër një të dytë si Shkodra nuk gjen. Ndaj beteja e Edi Ramës me Shkodrën është e humbur. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të mashtrimeve të mëdha, me përpjekjet e tij për të reabilituar ish-xhelatët e komunizmit. Ai e ka humbur këtë betejë për shkak të problemeve të tij psiqike. Me 6 mars Shkodra do ti japë përgjigjen më vendimtare për përpjekjet e tij. Më 6 mars votohet për një pranverë shprese të madhe, votohet për të dëshmuar mbështetjen e madhe ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizmit në Shqipëri.

Sot në të njëjtën orë pengmarrësi kishte marrë me vete edhe Lul Bravën apo Lul Kimikun. Kishin ardhur bashkë në mbështetjen e njëri-tjetrit, por të jeni të sigurtë se Shkodra do të firmosë dështimin e tyre.

Do të realizojë një seri projektesh me mbështetjen e miqve që shtrihen në të gjitha skajet e Bashkisë. Me datën 6 mars shkoni masivisht në votime, votoni për pranverën e shpresës, jepini një shtytje të fuqishme revolucionit demokratik paqësor, i cili do të rikthejë pluralizmin e vërtetë.

Në këto dy ditë takoni çdo njeri, thojini të votojnë për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, mos u mashtroni nga hijet e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, mos u mashtroni nga ata që ju blejnë votat, por votoni për shpresën dhe dinjitetin”, përfundoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Më pas, foli kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Shkodër, Bardh Spahia. Ai u bëri thirrje qytetarëve shkodranë që të punojnë së bashku që ky qytet të mos zbrazet nga rinia. Sipas tij duhet që Shkodra të tregojë në 6 mars se e mban lart dinjitetin e vet.

“Do vendosim të dielën a do të mbetet Shkodra zemra e demokracisë tonë. Vendimet do merren me shkodranët, në interesin e tyre. Kjo fitore duhet të jetë për të gjithë qytetarët, në veçanti për rininë. Do punojmë së bashku që Shkodra mos të zbrazet nga të rinjtë. Nga qyteti i papunësisë, duhet të bëhemi kryeqendra e zhvillimit teknologjik.

Do ofroj një model të ri, s’ka privilegj më të madh për mua se t’i shërbej Shkodrës. Nuk shikoj ngjyrat e partive politike, por Shkodrën e përbashkët. Forca jonë është tek bashkimi ynë. Shkodra është frymëzimi dhe qëndresa e të parëve për të përmirësuar jetën tonë. Nga Velipoja në majët e Dukagjinit të behemi bashkë për ndryshimin e madh dhe më pas në gjithë Shqipërinë. Shkodrës i duhet vota juaj për ‘Shtëpinë e Lirisë’. Të mbajmë rininë me shkollim dhe punësim.

Të shpëtojmë Shkodrën dhe të mbajmë me dinjitet shpirtin e saj të lirisë. Është nder dhe përgjegjësi që të përfaqësojë shpresat dhe besimin e shkodranëve. Krenar që për kaq pak kohë ndërtuam bashkimin me njerëzit që duan lirinë dhe demokracinë. Më 6 mars kemi mundësi të jashtëzakonshme për të mos rënë në dëshpërim. Shkodra nuk dorëzohet. Fitore”, përfundoi fjalën e tij kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet fushata, Berisha, Rama e Basha ‘përplasen’ në Shkodër, Memolla blen vota


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars bardh spahia sali berisha shtëpia e lirisë zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll