Politike

VD-Rama kërkon votën në Shkodër: Kemi bërë ç’mundnim, bashkia na ka bërë rezistencë

4 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
VD-Rama kërkon votën në Shkodër: Kemi bërë

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku kërkoi votën e qytetarëve për kandidaten Majlda Angoni. Duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha e ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama tha se qytetarët e Shkodrës duhet të zgjedhin dhe mes dy alternativave që nuk kanë të bëjnë as me pasurinë apo të ardhmen e qytetit por me luftën personale që kanë me njëri-tjetrin.

Referuar faktit që Shkodra ka qenë gjithmonë një bastion i djathtë, Rama tha se e njëjta zgjedhje që kanë bërë qytetarët ka dhënë rezultat mizerabël krahasuar me bashkitë e tjera të Shqipërisë.


 “Njëri do të kthehet me çdo kusht nga bota tjetër dhe tjetri nuk do të ikë atje ku e meriton. Me 6 mars nuk do zgjidhet midis alternativash politike, as midis Europës dhe Amerikës apo Amerikës dhe interesave të njërit apo tjetrit. Nuk do zgjidhet me 6 mars as politikat e mëdha ekonomike e shoqërore se për këtë është bërë zgjedhja në gjithë Shqipërinë. Më 6 mars qytetarët do zgjedhin për ta pasur qytetin më të pastër apo më të pisët, për të pasur më shumë vëmendje për lagjet e tyre apo për të vazhduar mes gropave që zgjerohen dhe shtohen në lagjet e tyre. Gjithçka që ka ndodhur këtu nuk ka lidhje me qeverinë, me duam apo nuk duam ne sepse kemi bërë çfarë kemi mundur duke u përballur me rezistencën e pakuptimtë të bashkisë. Kjo nisur që nga stadium, teatri e shumë të tjera,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Mbyllet fushata, Berisha në Shkodër, PS në Dibër, Memolla blen vota (Thirrja e KQZ)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 edi rama zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll