Aktualitet

ME VIDEO/ Ulsi Manja mbledh administratën civile në Dibër për fushatën e 6 Marsit

5 Mars 2022, 13:15 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Ulsi Manja mbledh administratën civile në Dibër

DIBËR– Kjo video e ardhur në redaksinë e Dosja.al nga një qytetar, tregon përfundimin e mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Dibër. Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe, Ministri i Drejtësisë që ështëi deleguar i PS në Dibër, me bashkëpunëtorët e tij, po organizojnë punët.

I vetmi problem është se ata që janë në takim punojnë në administratën shtetërore, përkatësisht në spital në shkolla, në Prefekturë dhe në Bashki. Punonjësit e administratës shtetërore, e kanë të ndaluar me ligj të përfshihen në fushatën elektorale, por nuk mund të refuzojnë kur i fton ai që paguhet për të kontrolluar zbatimin e ligjit.

Kjo video, e xhiruar 2 ditë më parë në Peshkopi, tregon se, që nga fushata për zgjedhjet e 11 shtatorit 2016, kur u kapën në përgjimet e Prokurorisë duke bërë presion mbi administratën, duke e përdorur edhe policinë për të rrëmbyer zgjedhjet, nuk ka ndryshuar asgjë.

I njëjti njeri që del në përgjime, Ulsi Manja, që nuk u hetuar nga SPAK për dosjen 184, ndjek të njëjtën metodë, me të njëjtën njerëz edhe për këto zgjedhje, që sipas Kryeministrit, nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Nëse do të kishin rëndësi, kuptohet se sa më e madhe do të ishte shkelja e ligjit.

(dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll