Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ REAGIMET, Llapaj: Cënim sigurie. Goci: SPAK nuk e ndjen

5 Mars 2022, 13:05 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës/ REAGIMET, Llapaj: Cënim

TIRANË– Rritja e çmimit të naftës në vend solli një shok për qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë përveç produkteve ushqimore do përballen dhe me rritje të tjera çmimesh. Për herë të parë në historinë e vendit sot, çmimi kapi 234 L/Litër. Kjo ka sjellur dhe reagime të shumta në rrjet.

Dosja.al sjell një përmbledhje të reagimeve të aktivistëve dhe politikanëve për këtë ndryshim që prek të gjithë qytetarët shqiptarë.

REAGIMET:

Adriatik Llapaj:

Në fakt abuzimi me çmimet në situata të tilla duhet të quhej cënim i sigurisë kombëtare.Rritja e çmimeve me këtë ritëm është vjedhje dhe tradhti.Po këtu nuk ka as treg, as tregtar, as qeveri e fatkeqësisht as reagim.P.s të guxojë kush të dalë të protestojë e ta shikoni ju pastaj çfarë është kërkesë llogaria. Deri në Rusi mund t’ia gjejnë lidhjet dhe sabotimin. Si mund të protestosh kundër makutërisë ore?! Si?!

Petrit Vasili:

Cmimi i naftes dhe Ballkani i hapur, thikat e rilindjes ndaj fermereve te Lushnjes dhe Shqiperise!Rritja e tmerrshme e çmimit te naftes, qe ne Lushnje arrin ne 239 leke eshte asgjesim real per fermeret e ndershem dhe punetore te Myzeqese dhe gjithe Shqiperise.Shihni cmimet ne Maqedoni dhe ne Kosove qe jane me te ulta se ne Shqiperi.Ne Kosove cmimi eshte rreth 173 leke litri ndersa ne Shqiperi eshte 239 leke, pra rreth 28% me shtrenjte.Qeverite ne Maqedoni e Kosove mendojne per qytetaret dhe nuk vene dyfishin e taksave mbi karburantin si qeveria e Edi Rames.Ballkani i hapur hapi dhe thelloi ne menyre dramatike krizen duke goditur ne zemer fermeret.

Ballkani i hapur e beri plotesisht te pamundur shitjen e mundit e djerses se tyre, qe kalbet, shkon dem dhe qumeshti derdhet ne rruge se nuk shitet dot perballe qumeshtit serb.Ballkani i Hapur dhe cmime karburantesh, qe komandohen nga oligarket kliente te qeverise do te thote asgjesim i fermereve shqiptare.Ka vetem e vetem nje zgjidhje: Voten masivisht kunder rilindjes dhe patericave opozitare.
Vota kunder rilindjes dhe patericave opozitare eshte shpetimi i vetem per qytetaret dhe fermeret, asnje zgjidhje tjeter nuk ka!!

Edmond Panariti:

Bujqësia drejt rrënimit dhe falimentit! 1 liter naftë sa 5 kg kastravec ose sa 7 litra qumësht në shitjen me shumicë.

Ervin Goci:

Keta te A-SPAK-UT, ngaqe jane jashte sistemit te rrogave te shtetit, me duket se nuk e ndjejne rritjen e çmimeve..

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje sot duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë nafta po tregtohet me 230 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llapaj ervin goci rritet cmimi i naftes adriatik llapaj ervin goci rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll