Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit! Shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave ID

5 Mars 2022, 09:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit! Shtyhet afati i

TIRANË– Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet proces elektoral, të dielën. Afati i vlefshmërisë së këtyre ID kartave shtyhet deri në 7 mars 2022. Kjo për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, me të cilin mund marrin pjesë në votimet e 6 marsit.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen ditën e nesërme në gjashtë bashki Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet e pjesshme të 6 marsit, ndërsa 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll