Aktualitet

Merrnin para nga shoferët, arrestohen dy inspektorët në Tiranë (DETAJET)

5 Mars 2022, 11:52 Nga DOSJA
Merrnin para nga shoferët, arrestohen dy inspektorët në

TIRANË– Dy inspektorë të policisë, me detyrë agjent verifikues në Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës janë arrestuar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën të ditur se në në pranga kanë përfunduar dy inspektorët me inicialet E.Ç dhe K.Ç. Arrestimi i tyre u krye pasi këta punonjës policie, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare. Dy personat dyshohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

NJOFTIMI:

Pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë për llogari të Proçedimit Penal Nr. 5333 të vitit 2021, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe i aplikuar me metoda speciale të hetimit , u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore dhe arrestimi në flagrancë i punonjësve të policisë:- Inspektor E. Ç., me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.- Inspektor K. Ç., me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.Arrestimi i tyre u krye pasi këta punonjës policie, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe vlerat monetare të përfituara nga punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës.Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për evidentimin e të gjitha rasteve të ngjashme si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë në këtë veprimtari.AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen policet ne tirane tirane arrestohen policet ne tirane tirane

Sondazh

Poll