Aktualitet

Imitoi zërin e vëllait të Xhafajt te ‘Babale’!Alizoti kapet duke vjedhur, përfundon në burg

5 Mars 2022, 12:12 Nga DOSJA
Imitoi zërin e vëllait të Xhafajt te ‘Babale’!Alizoti

FIER– Fredi Alizoti është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur duke vjedhur në një qendër tregtare. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘Balkanweb’ se 49-vjeçari, banues në Fier është kapur duke vjedhur në një dyqan veshjesh, në një qendër tregtare në këtë qytet. Pas denoncimit të pronarit të dyqanit, Alizoti është vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke vjedhur veshje në dyqanin e një qendre tregtare në Fier..

Alizoti u arrestua në 2018-ën nën akuzën se imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet babale fredi alizoti babale fredi alizoti

Sondazh

Poll