Aktualitet

FOTO/ Vrasja e familjes shqiptare në Greqi! Kapet autori, autoritetet: Krim i planifikuar

5 Mars 2022, 07:31 Nga DOSJA
FOTO/ Vrasja e familjes shqiptare në Greqi! Kapet autori, autoritetet: Krim

GREQI– Personi i dyshuar si ekzekutori i familjes shqiptare në Andravidha të Pyrgosit tre ditë më parë është arrestuar. Sipas autoriteteve greke, ka qenë një patrullë e saj që e identifikoi fillimisht dhe iu vu në ndjekje në zonën e Pirgosit. Ai u ndoq në distancë për rreth 120 km dhe në momentin që automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, dhjetëra forca policie që po e prisnin mundën ta ndalonin.

Policia helene arriti të bënte ndalimin e tij, pasi sipas autoriteteve greke, 60-vjeçari paraqiste rrezik të lartë pasi qarkullonte i armatosur.

Protothema‘ shkruan se autoritetet raportojnë se krimi ishte i paramenduar. Autori (pronari i banesës ku jetonte familja) kishte si synim të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Sipas informacioneve, familja e tij i kishte borxh pagesën e një muaji qera.

Greku, i cili në zonë njihet si ‘Kasapi’ ka pohuar krimin makabër. Ai tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Mediat greke raportojnë se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë. Ilia.news raporton se nga ekspertiza mjekoligjore u konstatua se vrasësi kishte vrarë çiftin me silenciator, pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk kishte dëgjuar të shtëna me armë.

FOTOT TË AUTORIT:

Vrasja e familjes shqiptare në Andravidha ka shokuar mbarë opinionin grek dhe atë shqiptar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e familjes shqiptare/ ‘Kasapi’ pranon krimin, RRËFIMI: Nuk paguanin në kohë qiranë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi vritet familja shqiptare greqi vritet familja shqiptare

Sondazh

Poll