Aktualitet

“Jemi gati të luftojmë”/ Sulmet ruse në Ukrainë, gazetari shqiptar futet në Lviv

5 Mars 2022, 09:29 Nga DOSJA
“Jemi gati të luftojmë”/ Sulmet ruse në Ukrainë,

LVIV-Lviv mbetet një pikë strategjike për ushtrinë e Ukrainës, nga ku merret edhe pjesa më e madhe furnizimeve. Gazetari i A2 CNN, Jul Kasapi, i cili ka hyrë në këtë qytet, raporton se mediat nuk lejohen të filmojnë në të gjithë qytetin, por vetëm objekte civile dhe zona kulturore. Kjo, për të shmangur lokalizimin dhe bombardimin e tyre nga rusët.

Gazetari mundi që të marrë në intervistë disa nga qytetarët e Lviv, që në video shihen se janë të paktë në rrugë.

“Ishte shumë e frikshme kur morëm vesh një javë më parë se kishte nisur lufta, por tashmë nuk jemi edhe aq të frikësuar”, tregon për A2 CNN Yuri, një banor i Lvivit. “Njerëzit janë gati të luftojnë, të dhurojnë, të dalin vullnetarë dhe të mbështesin ushtrinë ukrainase. Deri dje, ishim duke planifikuar pushimet, por tashmë ëndrrat janë shuar dhe nuk e dimë sa do të zgjasë kjo luftë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet jul kasapi lufta ukraine-rusi jul kasapi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll