Aktualitet

Lëndë narkotike dhe armë në makinë! 4 të arrestuar në Kukës (EMRAT)

5 Mars 2022, 08:58 Nga DOSJA
Lëndë narkotike dhe armë në makinë! 4 të arrestuar

KUKËS– Finalizohet operacioni policor “Fierza 2022”. Arrestohen në flagrancë Besmir Mustavataj, Besnik Mustavataj, Armond Pepkolaj dhe Kristjan Pepkolaj.

Këta janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip “Volkswgen” dhe “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswgen” dhe “Benz”.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP KukësFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fierza 2022”.Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë nën drejtimin e dy Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Kukës e Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.Sekuestrohen 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e lëndë narkotike, organizuan punën dhe nën drejtimin e dy Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Fierza 2022″.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:- B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes kukes arrestim ne kukes kukes

Sondazh

Poll