Aktualitet

Në këmbë drejt Shijakut me dy çanta me kanabis! Arrestohet 51-vjeçari në Durrës (PAMJET)

5 Mars 2022, 07:56 Nga DOSJA
Në këmbë drejt Shijakut me dy çanta me kanabis! Arrestohet

DURRËS -Astrit Frroku është arrestuar nga policia në Durrës gjatë operacionit të koduar ‘Mbikalimi’. 51-vjeçari u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “MBIKALIMI”.-Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.-Sekuestrohen dy çanta me pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa.-Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Shërbimet e Komisariatit të Policisë, Shijak, në bashkëpunim me Seksionin per Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “MBIKALIMI”.Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. F., 51 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.Ky shtetas u kap në flagrancë, në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me lëndë narkotike, të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 10 kilogramë dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne durres durres arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll