Aktualitet

Putin iu ankua Scholz për mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë, MPJ: Gënjeshtër e përsëritur!

4 Mars 2022, 21:00 Nga DOSJA
Putin iu ankua Scholz për mercenarë nga Shqipëria në

MOSKË/TIRANË -Shqipëria dhe Rusia u përplasën sërish në kanale diplomatike për pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se në Ukraiën ka mercenarë nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova dhe nga Siria që po luftojnë kundër forcave ruse në Ukrainë. Shefi i Kremlinit i shprehu këto qëndrime në bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz ditën e sotme.

“Po vërejmë një rritje të prezencës së mercenarëve nga vendet e treta të botës duke përfshirë Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën së bashku me xhihadistë me përvojë ushtarake në Siri”, shkruhej në deklaratën e Moskës.

Më pas, Ministria e Jashtme e Shqipërisë u kundërpërgjigj nëpërmjet një mesazhi duke i konsisderuar pretendimet e Rusisë si gënjeshtra të përsëritura. Ministrja Olta Xhaçka dha qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

Statusi i Olta Xhaçkës:

Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata!

There are no Albanian mercenaries in
Ukraine! This is a lie that Moscoë keeps repeating shamelessly! That said, Albania stands ëith Ukraine and ëill continue to ëork ëith all allies&partners to help end Russia’s unprovoked agression on the people of Ukraine. God Bless them??❤️??

— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) March 4, 2022

SHIKO DHE KËTË:

Mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë?Kim: Fushatë ruse dezinformimi e mbingarkuar

Burimi: Urdu Point

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll