Sport

Rangnick me superlativa për rivalët : “Guardiola dhe Klopp, trajnerët më të mirë në botë”

5 Mars 2022, 06:57 Nga DOSJA
Rangnick me superlativa për rivalët : “Guardiola dhe Klopp,

ANGLI – Derbi i Mançesterit do të jetë të dielën në orën 17:30. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i “Djajve të Kuq”, gjermani Ralf Rangnick, ka folur me superlativa për homologun e tij, Pep Guardiola, i cili ka ditur ta ngjisë skuadrën e tij në nivelin më të lartë në Angli. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpatriotin e tij të “Reds”, Jurgen Klopp.

“Futbolli është i thjeshtë. Duhet të kesh lojtarët më të mirë të mundshëm, një ide të qartë dhe ta ndjekësh atë. Liverpool ka pasur vazhdimësi me trajnerët e saj për pesë deri në gjashtë vjet dhe për mua Jurgen (Klopp) dhe Pep (Guardiola) janë dy trajnerët më të mirë në botë. Ata e kanë të qartë se si duan të luajnë dhe ky është sekreti i suksesit të tyre”.

Të dielën e 6 marsit, në orën 17:30, në “Etihad Stadium” do të jetë derbi i Manchesterit. Guardiola do të kërkojë të fitojë ndaj Rangnick për të vazhduar rrugën në krye të Premier League, i ndjekur nga Liverpool me 6 pikë larg, por edhe me një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gjermani ralf rangnick për trajnerin pep guardiola ralf rangnick dhe pep guardiola trajneri jürgen klopp njoftoi gjermani ralf rangnick për trajnerin pep guardiola ralf rangnick dhe pep guardiola trajneri jürgen klopp njoftoi

Sondazh

Poll