Sport

Marsch prezantohet te Leeds: “Shpresoja që Bielsa të fitonte, skuadra ka vuajtur së fundmi”

4 Mars 2022, 09:31 Nga DOSJA
Marsch prezantohet te Leeds: “Shpresoja që Bielsa të fitonte,

ANGLI – Jesse Marsch u prezantua sot në një konferencë për shtyp. Trajneri i ri i Leeds, i cili zëvendësoi Marcelo Bielsa, pranoi se ishte hezitues për të pranuar ofertën:

“Do të kisha dashur ta shihja Bielsën ende në stol. Shpresoja që ai të rikuperohej dhe të ndahej mirë me tifozët. Ishte ajo që unë i druhesha, kur Victor Orta më telefonoi tetë ditë më parë (pas humbjes 6-0 me Liverpoolin). E pashë se sa vuante skuadra.

Ata më kërkuan të jem i gatshëm për të marrë pësipër detyrën e trajnerit për të mbyllur kampionatin. E rendësishme është që të kemi një projekt. Më thirrën dhe më pas pranova. Qëllimi parësor është të qëndrojmë në Premier League”.

48-vjeçari amerikan Jesse Marsch karrierën e tij të suksesshme e ka përtej Atlantikut. Në kontinentin e vjetër, ai fillimisht ka qenë asistent i Ralf Rangnick, nga ku  për dy sezone ka drejtuar skuadrën austriake Red Bull të Salzburgut, më pas gjermanët e Leipzigut.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të luajë në premier league jesse marsch u prezantua premier league nuk e pranoi kërkesën red bull të salzburgut trajneri i ri i leeds do të luajë në premier league jesse marsch u prezantua premier league nuk e pranoi kërkesën red bull të salzburgut trajneri i ri i leeds

Sondazh

Poll