Bota

3 vite leje qëndrimi, BE pranon të strehojë refugjatët ukrainas

3 Mars 2022, 17:30 Nga DOSJA
3 vite leje qëndrimi, BE pranon të strehojë refugjatët

Sipas kësaj direktive, refugjatët ukrainas do tu jepet mundësia të qëndrojnë fillimisht 1 vit në njërin prej vendeve të Bashkimit Europian dhe më pas mund të shfrytëzojnë opsionin e rinovimit të lejeqëndrimit për 2 vitet në vijim. Megjithëse, Ukraina nuk është pjesë e zonës pa viza Shengen, shtetasit ukrainas kishin mundësinë për të lëvizur në vendet e BE për 3 muaj pa viza. Tashmë, BE u ofron një mundësi akoma më të mirë refugjatëve ukrainas për të qëndruar sa më shumë dhe më të sigurtë në secilin prej 27 vendeve anëtare të saj.

Afro 1 milionë ukrainas janë larguar që prej fillimit të luftës me Rusinë. Ata janë shpërndarë në Poloni, Hungari, Rumani, Sllovaki, Moldavi, Gjermani, etj.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkimi europian lufta ukraine-rusi bashkimi europian lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll