Bota

Sanksionet ndaj Rusisë, Brnabiç: Po na trysnojnë, mbrojmë interesat e Serbisë

3 Mars 2022, 21:23 Nga DOSJA
Sanksionet ndaj Rusisë, Brnabiç: Po na trysnojnë, mbrojmë

BEOGRAD – Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se BE po ushtron presion politik dhe ekonomik ndaj vendit që përfaqëson lidhur me miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Në deklaratën për mediat, shefja e qeverisë së Beogradit theksoi për çështjen e Ukrainës, e cila po përballet me sulmin rus prej 8 ditësh se mbështet integritetin territorial dhe pavarësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Ajo shtoi më tej se Beogradi mbron interesat e saj dhe ligjin ndërkombëtar.

“Këto presione lidhen me shumë çështje. Luftojmë për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe të ligjin ndërkombëtar. Mbështetemi në ligjin ndërkombëtar ku çdo vend i vogël duhet të mbrohet, sepse vendet e vogla nuk janë aq të fuqishme saqë të krijojnë ndryshime nëpërmjet forcës”, deklaroi Brnabiç.

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet shtete në Europë që nuk kanë miratuar sanksione ndaj Rusisë.

Burimi: Dnevno 

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ana brnabic lufta ukraine-rusi ana brnabic lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll