Bota

Luftime të ashpra, Ukraina: Shkatërruam 20 automjete ushtarake ruse në Hostomel

3 Mars 2022, 22:07 Nga DOSJA
Luftime të ashpra, Ukraina: Shkatërruam 20 automjete ushtarake ruse

UKRAINË -Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se shkatërroi gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Hostomel të enjten.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas duke ecur me automjete të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën V që nënkupton se ato u përkisnin forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia.

Fillimi i kolonës prej 47 km, e identifikuar në imazhet satelitore, ishte vetëm në veri të bazës ajrore Hostomel.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove në një zonë rreth 8 km larg nga fushës ajrore Hostomel, e cila u raportua se u kap nga forcat ruse më 24 shkurt.

Në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet: “Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Hostomel. Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale të udhëhequra nga GUR e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës”, thuhej në Twitter.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll