Bota

Ukraina në luftë, SHBA pritet të japë viza për 30 mijë qytetarë

3 Mars 2022, 22:41 Nga DOSJA
Ukraina në luftë, SHBA pritet të japë viza për 30

UASHINGTON – Departamenti i SHBA për Sigurinë e Brendshme pritet t’i lejojë qytetarët ukrainas që jetojnë në shtetin amerikan nëpërmjet një praktike lehtësuese qëndrimi. Shteti amerikan pritet që të aplikojë për 30 mijë ukrainas që jetojnë në SHBA Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme. Ky status shërben për të ndihmuar ata shtetas të huaj në SHBA që përballen me vështirësi nëse detyrohen të kthehen në vendlindjet e tyre për shkak të konflikteve ushtarake apo arsyeve të tjera. Sipas Institutit të Politikës së Emigracionit, 30 mijë ukrainas që jetojnë në SHBA do të përfitojnë këtë status. Ata nuk do të rrezikohen të deportohen nga autoritetet amerikane.

Bashkimi Europian miratoi zbatimin e statusit të qëndrimit për të paktën 3 vite për refugjatët ukrainas që janë larguar nga atdheu i tyre për shkak të luftës me Rusinë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

Burimi: CNN

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi shba lufta ukraine-rusi shba

Sondazh

Poll