Bota

Zv/kryeministrja e Kosovës:Sanksionet medalje me dy anë,nuk besoj se do kemi çmime të larta

3 Mars 2022, 20:58 Nga DOSJA
Zv/kryeministrja e Kosovës:Sanksionet medalje me dy anë,nuk besoj se

PRISHTINË – Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla pranoi se çmimet e energjisë dhe produkteve do të rriten në vend për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, nr.2 i qeverisë së Kosovës shtoi se nuk beson se rritja do të jetë e lartë duke nënvizuar se qeveria po tregohet e përgjegjshme në raport me gjendjen ekonomike të qytetarëve të saj. Megjithatë, ajo i konsideroi sanksionet ndaj Rusisë si medalje me dy anë, pasojat e të cilave duhet të monitorohen me kujdes.

“Ekonomia e brishtë kosovare do përballet me këtë situatë. Kemi rritje të çmimeve në mënyrë të kontrolluar. Nuk besoj se do të kemi çmime të larta pasi kemi reaguar si qeveri e përgjegjshme për balancimin e tyre. Duhet thënë qartë se sanksionet janë një medalje me dy anë. Duhet të ndjekm çdo ditë zhvillimet se çfarë masash do marrim më pas”, tha Gërvalla.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni donika gërvalla donika gërvalla

Sondazh

Poll