Bota

Emmanuel Macron kërkon një tjetër mandat: Shpikim përgjigjen e vetme franceze dhe europiane

3 Mars 2022, 21:10 Nga DOSJA
Emmanuel Macron kërkon një tjetër mandat: Shpikim përgjigjen

PARIS – Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të kërkojë një tjetër mandat si kryetar shteti francez. Ai shpalli kandidaturën për një tjetër mandat presidencial. Macron premton se do të përballet së bashku me qytetarët francezë me sfidat më të mëdha të këtij shekulli duke krijuar sipas tij një përgjigje të vetme franceze dhe europiane ndaj këtyre sfidave. Edhe pse nuk do të bëjë fushatë, lideri francez premtoi se do ta bëjë të qartë për shoqërinë projektin e tij.

“Jam një kandidat për të shpikur dhe përballur së bashku me sfidat e këtij shekulli me një përgjigje të vetme europiane dhe franceze. Jam një kandidat që mbroj vlerat tona që kërcënohen nga konfliktet në botë. Sigurisht, nuk do jem në gjendje që të bëj fushatë siç do të dëshiroja për shkak të kontekstit, por do ta bëj të qartë projektin tonë me qartësi dhe përkushtim”, shkruhet në letrën e presidentit francez drejtuar popullit.

Macron drejton Francën që prej vitit 2017. Raundi i parë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 10 prill. Sondazhet në vend tregojnë se Macron do të fitojë zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë zgjedhor.

Burimi:  The Times of India

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll