Bota

E PLOTË/ “Rusia solli krematorium”, Zelenskyy: S’duam të kujtohemi si 300 Spartanët

3 Mars 2022, 18:52 Nga DOSJA
E PLOTË/ “Rusia solli krematorium”, Zelenskyy: S’duam

UKRAINË – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy denoncoi se Rusia ka marrë një krematorium për të djegur trupat e ushtarëve të saj të vrarë në Ukrainë me qëllim që të mashtrojë opinionin publik rus. Në konferencën për mediat, kreu i shtetit ukrainas uron që vendi i tij të mos shkatërrohet dhe se nuk dëshiron aspak që rezistenca e popullit ukrainas të mbetet një legjendë si ajo e 300 spartanëve kundër ushtrisë perse në antikitet.

Gjatë fjalës së tij, Zelenskyy lartësoi sakrificën dhe luftën e ushtarëve dhe qytetarëve ukrainas, të cilët sipas tij kanë shkaktuar vdekjen e 9 mijë ushtarëve rusë.

Ai tha se falë rezistencës së hekurt të popullit ukrainas, ushtarët rus po kthehen në atdhe. Ai beson se armiqtë do ta mbajnë mend gjithmonë rezistencën e ukrainasve. Në fund, Zelenskyy u kërkoi bashkëkombasve të tij që të jenë të fortë dhe të dashur me njëri-tjetrin, por jo të sjellshëm me ushtrinë ruse.

FJALA E VOLODIMIR ZELENSKYYT

Jam shumë i bindur tek ushtria jonë. Vendi ynë është shumë i veçantë. Nuk e dua të shkatërruar. I dua të mbeten në histori. Nuk dua që historia e Ukrainës të mbetet legjendë për 300 Spartanët. Dua paqe!

Rusia solli krematorium me vete për të djegur trupat e të rënëve të tyre, por ne nuk duam t’i vrasim rusët. Ushtarët rusë po vdesin dhe askush nuk po i numëron trupat.

Jemi një komb që kemi thyer planet e armikut në një javë. Ishin plane të projektuara për vite me radhe të llogaritura me urrejtje për vendin tonë, popullin tonë dhe për këdo që dëshiron dy gjëra: lirinë dhe zemrën. Ne arritëm t’i ndalnim ata.

Ushtria jonë, rojet tona kufitare, forcat e mbrojtjes territoriale, edhe qytetarë të zakonshëm kapnin ushtarë rusë çdo ditë. Të gjithë ushtarët e kapur thonë vetëm një gjë: nuk e dinë se përse janë në Ukrainë. Pavarësisht faktit se janë në numër dhjetëra herë më shumë se ne, morali i armikut po përkeqësohet. Duke bllokuar rrugët, populli doli përpara automjeteve ushtarake ruse. Kjo është e rrezikshme, por shumë kurajoze. është çlirim. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga Ukraina: një refuzim me vlerë. Ata do ta mbajnë mend se ne nuk u dorëzuam. Ushtria jonë po thyen çdo ditë ushtrinë ruse duke vrarë 9 mijë veta në 1 javë.

Më shumë forca armike po kthehen në Rusi për shkakun tonë, tuaj dhe të gjithë atyre që i nxorën huq ushtarët që qëllonin me armë, tanke, helikopterë dhe gjithçka tjetër. Ju uroj shëndet, ukrainas. Të jeni të fortë dhe të dashur, por jo me armikun.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, bisedimet Kiev-Moskë (Zhvillimet)

Burimi: National World

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 21:07

Scholz bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

GJERMANI- Një armëpushim është i nevojshëm urgjentisht për ndihmuar në shtensionimin e situatës në Ukrainë, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten. A...