Bota

Lufta me Ukrainën, Putin: Ushtarët rusë janë heronj të vërtetë, sulmi po shkon pas planit

3 Mars 2022, 17:00 Nga DOSJA
Lufta me Ukrainën, Putin: Ushtarët rusë janë heronj të

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, ku gjatë fjalës së tij pretendon se lufta me Ukrainën po shkon e gjitha sipas planit. Ai përshkroi ushtarët rusë si “heronj të vërtetë” dhe megjithëse pranon se “ka humbur disa qytete të vogla”, po  këmbënguli se operacioni ushtarak special i Rusisë po shkon “sipas planit”.

Putin vazhdoi të pretendonte se trupat ruse po siguronin korridore humanitare për civilët që të largoheshin – në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që ka thënë Ukraina, e cila pretendon se janë vrarë dhe qytetarë të thjeshtë, jo pjesë të Forcave të Armatosura. 

President Vladimir Putin for the first time personally acknowledged Russian losses in the war in Ukraine in a video televised on Russian state media on Thursday. He also claimed the military operation was proceeding according to plan.

Follow live updates: https://t.co/NGBxrYwszM pic.twitter.com/FMX2Gkm4RJ

— The New York Times (@nytimes) March 3, 2022

““Suksesi” i ushtrisë ruse në Ukrainë janë shembuj të atij “heroizmi”.  Rrjedha e armiqësive në Ukrainë tregon se Rusia po lufton kundër neo-nazistëve. Detyra jonë është të mbështesim familjet e viktimave. Të gjithë anëtarët e familjeve të viktimave do të marrin 7,421,000 rubla. Përveç kësaj, nevojitet një pagesë shtesë për familjet e viktimave në shumën prej 5,000,000 rubla. Operacioni special ushtarak po shkon rreptësisht sipas planit,”-tha ai. Putin njoftoi ndër të tjera se nënshkroi një dekret që i jepte titullin Hero të Rusisë pas vdekjes Nurmagomed Gadzhimagomedov, i cili vdiq në Ukrainë.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, priten bisedimet Kiev-Moskë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 3 Mars 2022, 21:07

Scholz bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

GJERMANI- Një armëpushim është i nevojshëm urgjentisht për ndihmuar në shtensionimin e situatës në Ukrainë, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten. A...