Politike

Samiti në Poloni, Basha: Shqipëria s’përfitoi asnjë qindarkë, ndëshkim i ndërkombëtarëve për Ramën

6 Korrik 2019, 16:47 Nga DOSJA
Samiti në Poloni, Basha: Shqipëria s’përfitoi asnjë

TIRANË– Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në një status në rrjetet sociale në lidhje me samitin e Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Poznan të Polonisë. Basha shkruan se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit.

Sipas kreut të Opozitës ky është një ndëshkim që ndërkombëtarët po i bëjnë Ramës, por që e vuan vendi ynë.

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari,”- shkruan Basha.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznanit në Poloni, ku u vu edhe në qendër të debatit publik në Shqipëri në lidhje me investimet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha per samitin edi rama samiti i polonise basha per samitin edi rama samiti i polonise

Sondazh

Poll