Politike

ISP: Elbasani manipuloi votat e 30 qershorit. Përgjigjet Balla: Fake news nga matematikani Lulzim

6 Korrik 2019, 10:59 Nga DOSJA

TIRANE- Instituti i Studimeve Politike, ka publikuar një tjetër studim lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.  ISP zbulon se në Elbasan nga 35 mijë vota që ishin në kuti, kandidati i PS kishte marrë 38 mijë, duke krijuar një disbalancë të konsiderueshme. Por një reagim ka ardhur nga Taulant Balla, i cili thotë se ISP drejtohet nga Basha dhe ish-këshilltari i tij, Neritan Sejamini.

Publikimi i plotë:

Çfarë po ndodh me votimet e 30 qershorit?! Siç shihet nga tabela, në vendimin e KQZ thuhet se në kutinë e votimit u gjenden 35,618 vota, nga të cilat 2,089 dolën të pavlefshme dhe 44 fletë të hedhura gabim, ndërkohë që fletë të vlefshme KQZ shpall 38,479 ose 2,861 vota më shumë sesa fletët e votimit të gjetura në kuti. Nga votat e gjetura kandidati i vetëm në zgjedhje ka fituar 100%, pra 38,479 vota nga 35,618 fletë-votimi të gjendura në kuti. Nga ana tjetër po KQZ ka deklaruar se në kutinë e votimit për këshillin bashkiak janë gjetur 40,601 fletë votimi, ose rreth 4,983 vota më shumë sesa tek kutia e votimit për kryetar..!??

Zyrtarisht, përderisa tabela gjendet në faqen e KQZ (http://cec.org.al/ëp-conte…/uploads/…/07/KRYETAR-ELBASAN.pdf) ajo është dokument zyrtar dhe si i tillë merr vlerë referimi për sot e mot. Çfarë ka ndodhur? Kush ka të drejtë dhe kush mban përgjegjësi? A duhet ti besojmë KQZ apo duhet të vazhdojmë të verifikojmë edhe të dhënat e tij? Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me pakujdesi tjetër të KQZ në shpalljen e rezultatit të votimit dhe të miratimit të tabelës të votave, në rastin më të keq kemi të bëjmë me një deformim të rezultatit të votimit për këtë bashki. Në rastin e parë KQZ tregon edhe më tej se më shumë është kujdesur për të qenë korrekt me detyrimet & deklarimet politike sesa me ushtrimin e funksionit të tij ligjor në administrimin me standarde të zgjedhjeve, por në të dy rastet është e qartë tashmë se modeli mbipartiak me KQZ/KZAZ/KQV/GN ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe ka ardhur koha për ti dhënë fund komisarëve e militantëve partiakë në administrimin zgjedhor. 

Botimi i ISP vjen pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 23.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë përveç Finiqit. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që Ilir Meta e quajti një votim socialist.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike instituti i studimeve politike zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 instituti i studimeve politike zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll