Politike

“Kisha kancer”, Monika Kryemadhi flet për operacionin e vështirë: Vuaja prej pesë vitesh, duhej ndërhyrë urgjent

6 Korrik 2019, 16:33 Nga DOSJA
“Kisha kancer”, Monika Kryemadhi flet për operacionin e

TIRANË– Kryetarja e LSI-së ka folur për operacionin e vështirë, për të cilin udhëtoi jashtë vendit. E ftuar në emisionin “Kjo Jave”, Monika Kryemadhi tregoi se kishte kancer në qafën e mitrës dhe se prej vitesh e kishte mbajtur nën kontroll.

Kryetarja e LSI-së zbuloi gjithashtu se doktorët i kishin kërkuar të kryente një operacion të menjëhershëm, dhe se ajo kishte preferuar ta bënte këtë gjë jashtë shtetit.

Kryemadhi deklaroi se kishte paguar 6500 euro për këtë operacion të vështirë.

Monika në fund u bëri thirrje të gjitha vazjave që të vaksinohen kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Kisha 5 vitë që e mbaja nën vëzhgim. Kalova një process shumë të vështirë por gjithçka shkoi mirë falë që ishin të jashtëzakonshëm. Më kërkuan të bëja një ndërhyrja emergjente pasi ishte e pamunduar të mbahej më nën kontroll dhe mund të kishte komplikime

E bëra jashtë vendit, në një shtet të BE-së sa 1/3 e çmimit në Shqipëri dhe garanci më të madhe. Më vjen zor ta them pasi unë i respektoj shumë mjekët shqiptarë por e bëra në një spital shëndetësor dhe nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, kur në Shqipëri kushtonte 20 mijë euro,”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kryemadhi tregon per kancerin monika kryemadhi kryemadhi tregon per kancerin monika kryemadhi

Sondazh

Poll