Politike

Shifrat e ISP, reagon Balla: “Matematikani” i shquar Lulëzim vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore

6 Korrik 2019, 11:21 Nga DOSJA
Shifrat e ISP, reagon Balla: “Matematikani” i shquar Lulëzim

TIRANE– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Lulëzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Përmes një postimi në facebook, Balla ka publikuar dokumentin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve në Elbasan.

Balla ka akuzuar ISP se është e diktuar nga Lulzim Basha dhe nga ish- këshilltari i tij, Neritan Sejamini.  Sipas Ballës, “matematikani” Basha ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Neritan Sejamini. “Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur pa-aftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të pa-aftë”, deklaron Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës në facebook:

“Matematikani” i shquar Lulëzim Basha vijon të prodhojë fake-news për rezultatet zgjedhore. Më të pa-aftin ndër prodhuesit e lajmeve të rreme ka “profesorin” këshilltar Sejamini. Shikoni zbulimin e “profesorit” të Lulëzimit dhe krahasojeni me dokumentin zyrtar. Ka të drejtë Saliu kur për të fshehur pa-aftësinë e Lulit tha se “Bashën e rrethojnë këshilltarë mizerabël dhe të pa-aftë.

Instituti i Studimeve Politike, ka publikuar një tjetër studim lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.  ISP zbulonte se në Elbasan nga 35 mijë vota që ishin në kuti, kandidati i PS kishte marrë 38 mijë, duke krijuar një disbalancë të konsiderueshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike instituti i studimeve politike taulant balla instituti i studimeve politike taulant balla

Sondazh

Poll