Politike

Protesta e opozitës, Kryemadhi: Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi

6 Korrik 2019, 11:30 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Kryemadhi: Shqiptarët meritojnë një

TIRANË– Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e 10-të të opozitës. 

Sipas Kryemadhit, ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe që garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet,”-shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas!

Kjo është protesta e parë kombëtare e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat demokratët e aleatët zgjodhën që t’i bojkotonin. Sërish ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019 lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll