Politike

Dashuri e ‘ndaluar’? Valdrin Pjetri i rrëmben zemrës anëtares së Këshillit Kombëtar të PD (FOTO)

6 Korrik 2019, 09:58 Nga DOSJA
Dashuri e ‘ndaluar’? Valdrin Pjetri i rrëmben zemrës

Mori Bashkinë e Shkodrës, për shkak të mungesës së opozitës në votimet e 30 qershorit. Nuk është i vetmi favor që Valdrin Pjetri ka përfituar nga PD.

Siç mund ta shihni në këto foto, ai ka një lidhje të afërt me anëtaren e kryesisë së PD-së në Shkodër, Bernardeta Syku.

E spikatur mes demokratëve të kryeqendrës së Veriut, edhe për shkak të miqësisë me Aurela Bashën, Bernardeta ka qenë një nga kandidaturat më të forta për të marrë drejtimin e degës së PD në Shkodër.

Është parë shpesh në mitingjet e PD-së përkrah Aurela Bashës dhe Lulzim Bashës, por asnjëherë përkrah Valdrin Pjetrit, që ishte Prefekt, më pas kandidat pa rivalë dhe më pas kryetar i Bashkisë.

Kjo është një miqësi, që të dy janë kujdesur të mos bëhet publike. Kanë vendosur ta kalojnë bashkë fundjavën, pikërisht gjatë fushatës elektorale për Valdrinin dhe fushatës së protestave për Bernardetën.

Refuzimi që PD u bëri zgjedhjeve lokale, me siguri ka qenë lehtësim për demokraten, e cila do ta kishte shumë të vështirë të bënte fushatë kundër mikut të saj.

Vërtet Voltana Ademi mund ta ketë përjetuar keq faktin që nuk u lejua të kandidojë, qoftë edhe e pavarur, por kolegia e saj demokrate duhet të ketë votuar këtë herë më të dyja duart për bojkotin e zgjedhjeve.

Kështu edhe PD vazhdonte misionin e saj për votën e lirë, edhe Valdrini shënonte hyrjen historike të një socialisti në zyrën e kryetarit të Bashksië së Shkodrës.

Mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në 12 gusht, kur Voltana Ademi të mos pranojë t’i lëshojë zyrën Valdrin Pjetrit. Me kë do të jetë Bernardeta?

(dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernardeta syku lidhja mes valdrin pjetrit dhe bernardeta syku valdrin pjetri bernardeta syku lidhja mes valdrin pjetrit dhe bernardeta syku valdrin pjetri

Sondazh

Poll