Politike

Protesta e 8 korrikut, Kryemadhi zbardh planin me strukturat e LSI-së: Ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur

6 Korrik 2019, 14:58 Nga DOSJA
Protesta e 8 korrikut, Kryemadhi zbardh planin me strukturat e LSI-së: Ta

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Krymadhi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e paralajmëruar të 8 korrikut.

Në një status në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se ka komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që 8 korriku të rrëzojë sistemin, që sipas Kryemadhit është i kalbur.

Kryetarja e LSI-së shton me tej se gjatë pasdites do të vazhdojë takimet me qytetarët në Tiranë.

Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë,”– shkruan Kryemadhi.

Opozita ka rinisur protestat pas zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Më datë 8 korrik është paralajmëruar se do të mbahet protesta e dhjetë kombëtare. Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019 monika kryemadhi protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll