Aktualitet

Gazetarja shqiptare mes luftës! Klodiana Lala raporton nga Ukraina (Situata në kufi)

3 Mars 2022, 16:05 Nga DOSJA
Gazetarja shqiptare mes luftës! Klodiana Lala raporton nga Ukraina (Situata

UKRAINË– Mes shumë gazetarëve që po raportojnë detaje nga lufta në Ukrainë është edhe shqiptarja, Klodiana Lala. Në një lidhje me Skype për Neës24, Lala ka rrëfyer situatën në një kamp pritjeje në Poloni.

Gazetarja Lala tha se shumë vullnetarë nga Polonia por edhe nga vende të tjera të BE janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.

“Ka shumë vullnetarë nga vende të ndryshme të cilët japin kontributin e tyre. Gjatë natës gjithashtu janë ngritur çadrat për gratë dhe fëmijët, pasi burrat kanë qëndruar në Ukrainë për të luftuar. Situata është shqetësuese pasi njerëzit janë të frikësuar për gjendjen në vendin e tyre. Mes lotësh qytetarët janë tregojnë se janë detyruar të braktisin gjithçka. Solidariteti i qytetarëve jo vetëm nga Polonia por edhe i vendeve të tjera është tejet i lartë. Janë ngritur kampet për të strehuar ukrainasit. Bëhet fjalë për 1 milionë ukrainas që kanë lënë vendin e tyre. Temperaturat janë të ulëta dhe radhët e automjeteve janë të gjata,”- tha Lala.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet bota klodiana lala lufta ukraine-rusi klodiana lala lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2022, 14:18

22-vjeçarja godet me thikë policin në Kamëz

KamzëGoditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ar...