Aktualitet

Banorët e “5 majit” dalin në protestën: Jemi bërë për psikolog, po jetojmë me qera

3 Mars 2022, 12:37 Nga DOSJA
Banorët e “5 majit” dalin në protestën: Jemi

TIRANË- Banorët e 5 majit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave. Banorët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre dhe se nuk do të lejojnë askënd që të ndërtojnë mbi pronat e tyre. Një prej banorëve është shprehur se nipërit e tij janë të trembur pasi shtëpia i është prishur.

“Ata jo vetëm i kanë shembur por kanë bërë masakër, skano kursyer asgjë as mobilje as fotografitë të gjitha në tokë janë. Kthehem tek shtëpia aty kam kujtimet. Ndaj ne kërkojmë marrëveshje pasi nuk iki nga gërmadhat e shtëpisë time, do të luftoj cdo ditë. Në atë vend aty ska të drejtë askush të ndërtojë pa lejen time. Deri tani një fëmijë 4 vjec dhe 1 e gjysmë nuk kuptojnë gjë ata. Në gjendje psikologjike ndihen keq kur shikon që i shembet shtëpia. Më thotë vajza e vogël pse nuk vemi tek shtëpia që ishim, ne i justifikojmë, mundohemi që mos i mërzitim. Për ne nuk intersohet askush, kurse të huajt i mbajnë me të mira. Është një traumë e madhe psikologjike, duhet të konsultohemi me psikolog”, tha banori.

Një tjetër ka deklaruar se pasi i prishën shtëpinë po jeton me qera, të cilën po e paguan vetë.

“Kam jetuar tek një njeriu im, tani me lekët e mia kam marrë shtëpi me qira. 250 e kam qiranë, 350 më shkon bashkë me ujë dhe drita. Të paktën në Ukrainë shembet një pallat kurse këtu e rrafshoi të gjithë. Laureta i la të gjitha brenda, orenditë të gjithë janë prishur mobiliet. Nënë e dy kalamajve është e turpshme si e arrestuan”, u shpreh banori.

Një tjetër banor ka deklaruar se ata nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje as me qeverinë dhe as me ndertuesin për të marrë një banesë të re.

“Deri tani ne nuk kemi firmosur asgjë. Të paktën unë, personalisht, se mbase “ne” është pak e zgjeruar. Me sa di unë, asnjë nga këta, po unë po flas për veten time se unë nuk kam firmosur asgjë deri tani. Jemi konsultuar dhe nuk kemi marrë përgjigje. Mirëpo nuk është interesuar askush për ne dhe kjo është më e çuditshmja,” tha një tjetër banor.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët u përplasën me efektivët e Policisë. Ndërsa në total, në këtë zonë pritet që të preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërsa banorët pretendojnë se në të këtë zonë do të ndërtohen edhe kulla dhjetra-katëshe me njësi biznesi dhe qendra tregtare. Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, teksa akuzojnë se në këtë zonë do të ndërtojë Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit tirane protestojne banoret e 5 majit tirane

Sondazh

Poll