Aktualitet

Rritet çmimi! Nafta shkon 209 lekë, Lapaj: Heshtje, do 2 javë të vijë nga Gjiri Persik

3 Mars 2022, 12:48 Nga DOSJA
Rritet çmimi! Nafta shkon 209 lekë, Lapaj: Heshtje, do 2 javë

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj ka ngritur shqetësimin e rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës. Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shkruan se çmimi i naftës ka shkuar në Shqipëri me 209 lekë litri dhe se askush nuk ka reaguar.

Dhe kjo gjë, sipas Lapajt ka ndodhur ndërkohë që nuk janë mbushur ende javë nga vendosja e sanksioneve të Shqipërisë NDAJ Rusisë, kohë që është e barabartë me ardhjen e anijes me naftë nga Gjiri Persik. Rrjedhimisht në vendin tonë, nuk ka ardhur ngarkesa e re, por pavarësisht kësaj çmimet rriten.

Statusi i Lapajt:

Unë e kuptoj që lufta do i rris çmimet se ka efekt psikologjik mbi tregun, por që të vijë anija me naftë nga Gjiri Persik do të paktën 2 javë e marrtë e mira! Mjeshtrat e çuan naftën me 209 lekë litri. Nuk ndihet askush…heshtje madhe.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj çmimi i naftës në shqipëri adriatik lapaj çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll