Aktualitet

Tentativa e vetëvrasjes së vajzës në Kamzë ngre alarmin, lidhet me ‘sektet satanike’

3 Mars 2022, 11:38 Nga DOSJA
Tentativa e vetëvrasjes së vajzës në Kamzë ngre

Tentativa e vetëvrasjes së një vajzë në një shkollë në Kamzë ka ngritur alarmin se në vendin tonë kryejnë aktivitet sekte satanike. Nga shenjat që i janë gjetur në trup adoleshentes, janë hedhur dyshime se pse ajo ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Ndërkohë policia në raportin për ngjarjen thuhet se fëmija ka pasur prerje të shumta në duar.

Raporti i policisë është publikuar në emisionin “Sot” në Euronews, por hetimet e deritanishme kanë zbuluar se e reja kishte dëmtuar veten me dëshirën e saj.

“Në muajin Dhjetor të vitit 2021 ishte identifikuar rasti i nxënëses …., rast i cili ishte referuar në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve nga psikologia e kësaj shkolle. Rast i cili me sa dinte kishte të bënte me prerje nga ana e saj e damarëve të kyçit të dorës e më pas të parakrahut të majtë, në anën e brendshme të tij, prerje dhe shpime të shumta me shiringë nga ku kishte tërhequr gjak., gjë e cila ishte pranuar nga ana e saj se e kishte bërë vetë, me dëshirën e saj”, thuhet të raportin e policisë.

Por ky rast nuk ishte i vetmi në këtë shkollë, pasi dhe 2 vajza të tjera kanë dëmtuar veten për t’u bërë si shoqja e saj. Të rejat dëmtimet e vetes i kishin publikuar në rrjetin social “Snapchat”.

Marre nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sekte sekte satanike sekte sekte satanike

Sondazh

Poll