Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, i riu qëllon drejt efektivëve, policia në ndjekje të tij

3 Mars 2022, 11:22 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Tiranë, i riu qëllon drejt

TIRANË– Elis Suçi ka qëlluar ndaj efektivëve të policisë pasi ka vënë re se po ndiqej nga ata. Hajduti ka vënë re se policët po e ndiqnin ndaj ai u përgjigj duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Nga kjo situatë ai ka mundur që të arratiset. Policia është vënë në ndjekje të tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi në kërkim E. Ç., kur ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit në kërkim që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elis suci të shtëna në tiranë tirane elis suci të shtëna në tiranë tirane

Sondazh

Poll