Aktualitet

Nuk është shqiptari! Kush është autori i dyshuar që masakroi familjen me 4 anëtarë në Greqi

3 Mars 2022, 10:37 Nga DOSJA
Nuk është shqiptari! Kush është autori i dyshuar që

Ish bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur në shtëpi së bashku me burrin dhe dy fëmijët rezulton se nuk ka lidhje me krimin makabër. Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me ciftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Armando dhe Maria Kloci dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç. Ai është i vetmi i mbijetuar, i cili gjeti vëllain e vdekur dhe doli në rrugë për të kërkuar ndihmë. Fillimisht dyshohet janë ekzekutuar me pistoletë dy prindërit dhe më pas janë masakruar me thikë ose sëpatë. Një prej fëmijëve është i mbytur, tjetri është vrarë me thikë. Autori ka tentuar të fshehë trupat që janë gjetur brenda banesës.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes. Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet familja shqiptare ne greqi greqi vritet familja shqiptare familja shqiptare ne greqi greqi vritet familja shqiptare

Sondazh

Poll