Aktualitet

Vrau Dukën, Gjykata lë në burg ish-policin, pranon krimin: I kërkoj falje familjarëve

3 Mars 2022, 11:18 Nga DOSJA
Vrau Dukën, Gjykata lë në burg ish-policin, pranon krimin: I

TIRANË– Jurgen Duka u la në arrest me burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. I riu doli ditën e sotme përballë trupës gjykuese për t’u përballur me akuzën e vrasjes.  Sula akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Në ambientet e gjykatës, Sula iu ka kërkuar ndjesë familjarëve të Jurgen Dukës.

“Ju kërkoj ndjesë familjarëve, më kërcënuan dhe në atë moment isha në gjende të rënduar psikologjike”, mësohet të ketë thënë Arbër Sula, raporton Top Channel.

Duka dyshohet se është autor i vrasjes së Jurgen Dukës, ngjarje kjo e ndodhur muaj më parë në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë. Sula u vetëdorëzua dy ditë më parë në polici. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor ai ka deklaruar se nuk e njihte viktimën e se nuk donte që ta vriste.

Si ndodhi vrasja e Dukës?

Jurgen Duka, 29 vjeç, banues në Kamzë dhe me precedentë penalë mbeti i vrarë me armë zjarri nga efektivi i policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, vetëm 20 minuta pas mesnatës së 14 dhjetorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në një market pranë ‘Vasil Shantos’. Duka ishte në market me një grup shokësh për të blerë disa pije alkoolike, por paralelisht me ta, ishte edhe efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula së bashku me miqtë e tij. Sherri ka nisur në momentin kur pesë të rinjtë kanë mbërritur në kasë dhe do të bënin pagesën. Viktima ka nisur të konfliktohet me Sulën, për faktin se kush do të paguante i pari. Mes tyre ndërhyn dhe shoku i 29-vjeçarit, por situata përshkallëzohet. Pesë të rinjtë nisin të përplasen fizikisht dhe pavarësisht ndërhyrjes së shitësit shkrepet arma dhe plumbi përfundon në zemrën e Dukës. Duka u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ia doli dot që tu mbijetonte plagëve të marra.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arber sula vritet jurgen duka arber sula vritet jurgen duka

Sondazh

Poll