Aktualitet

VD-Manovra shpejtësie në Tiranë-Durrës, policia ndëshkon drejtuesin e mjetit ‘BMW’

3 Mars 2022, 09:12 Nga DOSJA
VD-Manovra shpejtësie në Tiranë-Durrës, policia

TIRANË– Një i ri është ndaluar dhe ndëshkuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Sipas njoftimit, i riu me inicialet L.G u ndalua në rrugën interurbane Tiranë-Durrës duke qarkulluar me shpejtësi, mbi normat e lejuara. Ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.


NJOFTIMI:

Kreu manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën interurbane Tiranë-Durrës në pikun e trafikut duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, por identifikohet dhe bllokohet nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40.000 lekë të rinj.Në kuadër të masave të marra nga Policia Rrugore e Tiranës për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, nuk rregullojnë shpejtësinë dhe bëjnë gara me shpejtësi, në datën 23.02.2022 nëpërmjet rrjeteve sociale, është publikuar një video e një mjeti markë “BMë” ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.Falë punës intensive të mirë organizuar u bë e mundur gjetja dhe ndalimi i mjetit së bashku me drejtuesin e mjetit, shtetasin L. G.Për kundërvajtjen e kryer ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masa administrative me vlerë 40000 (dyzet mijë) lekë si dhe u mor masa e bllokimit për automjetin.Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj edhe 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestim ng policia manovra te rrezikshme arrestim arrestim ng policia manovra te rrezikshme

Sondazh

Poll