Aktualitet

Hiqen kufizimet pas 2 vitesh pandemi! S’ka më orë policore, hapen baret e natës

3 Mars 2022, 09:38 Nga DOSJA
Hiqen kufizimet pas 2 vitesh pandemi! S’ka më orë policore,

TIRANË– Pas 2 vitesh pandemi s’ka më kufizime në orare. Ditën e djeshme u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve heqja e kufizimeve, duke qënë se situata epidemiologjike është përmirësuar. Kështu deklaroi kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli e cila shtoi se përmirësimi ka ardhur ndjeshëm nga vaksinimi.

“Përsa i përket orës policore, mendohet që ora policore të mos jetë më siç ishte nga ora 00:00 deri në orën 06:00. Pra hiqet. Por natyrisht, ndryshimi i këtyre masave do të shkojë në përputhje me situatën epidemiologjike, duke ia përshtatur ndryshimin e masave, ndryshimit të këtyre indikatorëve. Të nderuar qytetarë, tashmë është e qartë që përmirësimi vjen nga vaksinimi. Kështu që në mënyrë që kjo situatë të vijojë të mbetet e tillë, duhet që të vazhdojmë me shumë intensitet procesin e vaksinimit,”– tha Rakacolli.

Pavarësisht këtij lehtësimi, mbajtja e maskave është me detyrim në ambiente të mbyllura vijon të jetë në fuqi si dhe kufizimi deri në 30% të kapacitetit për grumbullimet në hapësirat e mëdha, si stadiume apo kinema. Shefja e Infektivit, Najada Çomo tha ditën e djeshme se në spitale ka 50 persona të shtruar, që do të mund të ishin shumë më pak nëse do të ishin vaksinuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet hiqet ora policore masat hiqet ora policore masat

Sondazh

Poll