Aktualitet

Sot s’ka seancë! Kuvendi i Shqipërisë: Është java e gjelbër, deputetët janë në takime

3 Mars 2022, 09:01 Nga DOSJA
Sot s’ka seancë! Kuvendi i Shqipërisë: Është java

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka lajmëruar se ditën e sotme nuk do të zhvillohet seancë plenare. Në një njoftim, Kuvendi lajmëron se kjo është java e gjelbër, ndaj dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit. Ndër të tjera thuhet se seanca e radhës do të zhvillohet në datë 7 mars, në orën 17:00.

NJOFTIMI:

“Të nderuar kolegë, Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit. Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca plenare do të zhvillohet në datën 7 mars, ora 17:00.Për detajet do të keni një njoftim tjetër.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të shpërndarë për mediat.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi kuvendi i shqiperise kuvendi kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll