Aktualitet

Ministria e Arsimit në Rusi: Nxënësit të mësojnë për ‘domosdoshmërinë’ e luftës

3 Mars 2022, 08:56 Nga DOSJA
Ministria e Arsimit në Rusi: Nxënësit të mësojnë

RUSI- Ministria e Arsimit e Rusisë ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t’u jepet një mësim virtual mbi pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri. CNN shkruan se udhëzimi i transmetuar do të zhvillohet në orën 12:00 me orën e Moskës të enjten.

Shikuesit do të mësohen për rrezikun që NATO përfaqëson për vendin tonë dhe përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk. Një deklaratë në faqen e ministrisë në Facebook tha se fëmijët gjithashtu do të mësojnë si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot.

LAJMI KRYESOR: 8 ditë LUFTË! Sulme në Ukrainë, Rusia pushton Kherson, sot bisedime Kiev-Moskë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll