Aktualitet

‘Shtëpia e barit’ në Vlorë! Pas pronarit, arrestohen 3 elektriçistë (EMRAT + DETAJET)

3 Mars 2022, 07:30 Nga DOSJA
‘Shtëpia e barit’ në Vlorë! Pas pronarit, arrestohen

VLORË– Operacioni ‘Kushtrimi’ në Vlorë vijon. Ditën e djeshme në kuadër të këtij operacioni u zbulua një shtëpi bari, duke vënë në pranga pronarin e saj. Sot policia e Vlorës ka dalë me një njoftim të dytë, aty ku bën të ditur se në pranga kanë përfunduar edhe 3 persona të tjerë. Kështu në pranga përfunduan tre elektriçistët Elmaz Elmazi, Erand Malkaj dhe Marsel Rrapaj. Arrestimi i tyre u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim për kultivim lënde narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë Vijon operacioni policor i koduar “KUSHTRIMI”. Shkon në 4 numri i të arrestuarve. Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shtepi bari shtepi bari ne vlore vlore shtepi bari shtepi bari ne vlore vlore

Sondazh

Poll