Aktualitet

“Duaj pa egoizëm”/ Boksieri i njohur vret ish-gruan kur ajo po pinte kafe, mesazhi i fundit

3 Mars 2022, 06:30 Nga DOSJA

GREQI– Boksier i njohur grek është autori i ngjarjes së përgjakshme të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafene në Selanik. Ai është Leontis Vorrias i cili pasi qëlloi me armë ish-partneren më pas i dha fund jetës së tij.

Gruaja, pak para se të plagosej nga ish-partneri, kishte postuar një imazh në rrjetet sociale ku shkruante si më poshtë: “Mësoni si të kaloni mirë pa pirë pije. Flisni pa celular. Të ëndërroni pa drogë. Të buzëqeshësh pa bërë selfie dhe të duash pa egoizëm”.

Gruaja kishte marrë masa sigurie ndaj boksierit ndërsa në periudhën para se të ndaheshin ata të dy kishin pasur zënka të shpeshta.

“Ata ishin divorcuar së fundmi dhe që nga ajo kohë ai e ka kërcënuar shpesh dhe madje ka deklaruar se do ta vriste”-tha nëna e viktimës.

Kush ishte Leontis Vorrias?

41 -vjeçar, kishte pushtuar mediat disa vite më parë dhe fillimisht doli në dritë kur doli vullnetarë për shuarjen e zjarreve të ndezura në Atikën Lindore në vitin 2018 dhe kur vendosi Kryqin në Apelin e Mytileni në tetor të po atij viti.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore greqi leontis vorrias vrasje ne grequ greqi leontis vorrias vrasje ne grequ

Sondazh

Poll