Sport

Leonardo akuzon: “Ibra donte të kthehej te PSG, por ne i thamë jo. Ai është mosmirënjohës!”

3 Mars 2022, 09:56 Nga DOSJA

FRANCE Një tjetër përplasje mes Leonardos dhe Ibrahimovic. Këtë herë radha e brazilianit t’i përgjigjet suedezit, i cili ditët e fundit e quajti “PSG një klub pa disiplinë”. Drejtori sportiv i parizienëve, në faqet e “L’Equipe”, sot ishte i ashpër:

“Nuk dua as të përgjigjem. Ku është indisiplinimi? Mendoj se ka një arsye. Sa herë që një lojtar largohet nga PSG, ai përgjithësisht flet kundër nesh. E gjithë bota dëshiron të vijë te PSG. Zlatan është përpjekur disa herë të kthehet. Unë jam ende në pritje të një interviste, në të cilën ai duhet të falenderojë PSG-në për gjithçka që kanë bërë për të. PSG ka ekzistuar para dhe pas tij. Por më thuaj, ku është mosdisiplinimi?”. Tani pritet lëvizja e sulmuesit të Milanit.

Në Paris, Leonardo ende shpreson të mbajë Mbappen: “Sa mundësi ka për të vazhduar kontratën? Nuk mund të them saktësisht, por ne kemi ende mundësi. Për sa kohë që nuk ka nënshkrim me një klub tjetër, ne do të provojmë gjithçka, ne do bëjmë gjithçka për të mbajtur Kylian Mbappe. Gjëja e fundit që do të vendosim në kontratën e Mbappe do të jetë shuma e pagës së tij. Ne duam ta vendosim Kylian në pozicionin më të mirë për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm. Kylian ka një vlerë kaq të madhe sa mendoj dhe ai është i qetë për këtë.” 

Jo Zidanes për pankinën e Pochettinos: “Nuk kemi menduar kurrë të ndryshojmë trajner. Nuk kemi kontaktuar kurrë me Zidane apo dikë tjetër. Mund të them se Mauricio Pochettino nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Nuk kam probleme me të. Ne flasim për gjithçka.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo drejtori sportiv i psg -së ka kaluar numrin 9 të golave të realizuar nga zlatan ibrahimoviç ku zlatan ibrahimovic ka një pjesë të aksioneve drejtori i psg leonardo drejtori sportiv i psg -së ka kaluar numrin 9 të golave të realizuar nga zlatan ibrahimoviç ku zlatan ibrahimovic ka një pjesë të aksioneve

Sondazh

Poll