Sport

Gjimnastja uzbeke Chusovitina edhe pse 47 vjeç, ende garon në Kupën e Botës…

3 Mars 2022, 09:30 Nga DOSJA
Gjimnastja uzbeke Chusovitina edhe pse 47 vjeç, ende garon në

KATAR – Kurrë mos thuaj kurrë. Aforizmi i përshtatet gjimnastes uzbek Oksana Chusovitina, e cila tashmë në qershor do të jetë 47 vjeç, është kthyer për të garuar sërish në nivelin më të lartë. Ajo po e tregon këtë në botërorit të gjimnastikës artistike, gata që kanë nisur këtë të mërkurë, në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Chusovitina, kampione e dyfishtë bote, në individuale dhe ekipore, 31 vjet më parë, kur ajo përfaqësonte ende ish-Bashkimin Sovjetik, 20 vjet më vonë, përsëri qëndron në podiumin e disa kupave të botës dhe disa europianëve në ushtrimin e kërcimit. Ishte menduar se gjimnastja legjendare do t’i kishte dhënë lamtumirën gjimnastikës pas konkurrimit të saj në Lojërat e fundit Olimpike të Tokios, e teta në të cilën ajo garoi.

Oksana nuk arriti të kualifikohej në finalen e kërcimit, specialitet të cilit ajo i është përkushtuar në fazën e fundit të karrierës së saj. Gjithsesi ajo u pushua nga duartrokitjet e publikut, gjyqtarëve dhe gjimnastëve. “Dua të jem nënë dhe grua”,- tha ajo më pas, çka u interpretua edhe si lamtumira e gjimnastes më të vjetër në histori. Madje, ajo nuk mori më pjesë në Kampionatin Botëror që u mbajt tetorin e kaluar.

Por me kalimin e javëve u shpërndanë sërish pamjet e Çusovitinës, duke u stërvitur në palestër, qoftë edhe në paralelen e shkallëzuar, me të njëjtën paraqitje prezencë fizike, si në kohën kur u bë e njohur ndërkombëtarisht në moshën 15-vjeçare.

Duke u bërë simbol në vendin e saj, Oksana nuk jep lamtumirën. Pak ditë më parë, kur u bë e ditur se emri i saj figuronte në mesin e të regjistruarve për testin e botërorit të Dohas, të gjitha dyshimet u zbardhën. Në raundin kualifikues Oksana ka zënë vendin e tretë në mesin e dhjetë pjesëmarrëseve dhe do të garojë në finale. Gjimnastja e përjetshme është ende në garë…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të jetë 47 vjeç gjimnastes uzbek oksana chusovitina kampione e dyfishtë bote lojerat olimpike ne japoni në individuale dhe ekipore oksana chusovitina do të jetë 47 vjeç gjimnastes uzbek oksana chusovitina kampione e dyfishtë bote lojerat olimpike ne japoni në individuale dhe ekipore oksana chusovitina

Sondazh

Poll