Aktualitet

FOTO/ U gjetën të pajetë në banesë në Greqi, kush është çifti shqiptar (EMRAT)

2 Mars 2022, 22:15 Nga DOSJA
FOTO/ U gjetën të pajetë në banesë në Greqi, kush

GREQI- Kjo është familja që u gjet e vrarë në rrethana ende misterioze në një banesë në Andravidë në Greqi. BalkanWeb ka siguruar të tjera detaje nga vrasja e çiftit shqiptar dhe e dy fëmijve te tyre, 1 dhe 2 vjeç.

Po ashtu BalkanWeb mëson se bashkëshorti, Armando nga Lushnja, ishte martuar me Marian, me të cilën kishte sjellë në jetë dy djem, të cilët po ashtu patën të njëjtin fat tragjik si prindërit.

Sipas mediave greke fëmijët e mitur u gjetën pa jetë me shenja mbytjeje, ndërkohë që ende nuk është kofirmuar zyrtarisht, ndërkohë që babai dhe nëna e tyre, u gjetën në oborr, me plagë thike në qafë. Ishte djali i madh i familjes, 11 vjeçar, ai i gjeti të gjithë të pajetë, ndërkohë që autor i dyshuar mendohet se është bashkëshorti i parë i shqiptares (babai i djalit 11 vjeçar). Aktualisht policia po heton rreth krimit makabër.

Marrë nga BW

Tragjedi në Greqi!Gjendet e masakruar familja shqiptare, burri vret veten,gruan e 2 fëmijët

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e masakruar familja shqiptare greqi gjendet e masakruar familja shqiptare greqi

Sondazh

Poll