Aktualitet

Tragjedi në Greqi!Gjendet e masakruar familja shqiptare, burri vret veten,gruan e 2 fëmijët

2 Mars 2022, 20:33 Nga DOSJA
Tragjedi në Greqi!Gjendet e masakruar familja shqiptare, burri vret

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Greqi. Protothema shkuan se një famije shqiptare është gjetur e vrarë, ku i mbijetuari i vetëm është një 11-vjeçar, i cili në momentin që babai ka masakruar familjen nuk ishte fare në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Andravidë për arsye që ende nuk dihet. Sipas mediave greke, babai ka mbytur për arsye që nuk dihet fëmijët e tij, të moshës 1 dhe 2 vjeç, të cilët janë gjetur brenda në banesë. Më pas, ka kapur në oborr bashkëshorten e tij, ndërsa më pas ka qëlluar edhe veten me armë zjarri. Të gjithë skenën mendohet se e ka parë i pari, 11-vjeçari, i cili kishte shkuar në një aktivitet sportiv. 

Dëshmitarët, raportojnë se banorët kanë parë fëmijën duke tërhequr zvarrë një nga vëllezërit e tij të vegjël në rrugë, në kishën lokale dhe duke kërkuar ndihmë, duke i alarmuar kështu të gjithë.

Pas ardhjes së ndihmës, dy fëmijet e vegjël janë transportuar me autoambulancë në Qendrën Mjekësore, por fatkeqësisht nuk kanë arritur që të mbijetojnë plagëve të marra nga i ati. Deri më tani dyshimet e para janë se krimi monstruoz është kryer nga kryefamiljari, por nuk përjashtohet mundësia që vrasjet të jenë bërë nga ish-bashkëshorti i gruas, më të cilin ajo kishte edhe fëmijën e madh.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet e masakruar familja shqiptare greqi gjendet e masakruar familja shqiptare greqi

Sondazh

Poll