Aktualitet

OKB ndëshkon Rusinë, Rama: U unifikua Ballkani me Perëndimin (Harron detajin nga Serbia)

2 Mars 2022, 17:47 Nga DOSJA
OKB ndëshkon Rusinë, Rama: U unifikua Ballkani me Perëndimin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar votën e Serbisë kundër Rusisë në Organizatën e Kombeve të BashkuaraB si unifikimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë Rusia po hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk është asnjë prej vendeve të rajonit, as Serbia. 

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin,”- shkruan Rama ndër të tjera.

141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës!Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. pic.tëitter.com/N9xrAYël5v

— Edi Rama (@ediramaal) March 2, 2022

OKB miratoi rezolutën e përpiluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria për të ndëshkuar Rusinë për luftën që vijon prej shtatë ditësh në Ukrainë. Mirëpo duket se ka harruar që Serbia nuk pranoi që të vendoste sanksione ndaj Rusisë, një prej vendeve që ka marrëdhëniet me të ngushta, ndërsa sot, miku i tij presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se ndodhej në pozitë të vështirë. Duke lënë të kuptohet se po i bashkohej “sulmeve” kundër Rusisë nga “halli”, ndërsa mendjen e kishte se së shpejti edhe Kosova do t’i bashkohej OKB-së. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama lufta ukraine-rusi edi rama lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll