Politike

“Rama në krah të ekipit të korrupsionit”, Bardhi: Bashkia e Lushnjës me PS, skenë krimi

2 Mars 2022, 16:36 Nga DOSJA
“Rama në krah të ekipit të korrupsionit”, Bardhi:

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra sot nga kryeministri Edi Rama nga Lushnja, i cili ironizoi kandidatin e PD-së për këtë bashki, Indrit Sefa. Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi thekson se Rama është në krah të ekipit të korrupsionit, duke shtuar se kryeministri nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Duke iu referuar kështu akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për ish-kryebashkiakun, Fatos Tushe. 

“Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve,“-shkruan Bardhi.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama ishte sot në Lushnje, por nuk kërkoi ndjese për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjes të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjes. Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnje është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnje, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje. Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj. Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve. Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.

Më 6 mars, edhe në Lushnje do të zhvillohen zgjedhje pas prangosjes së kryebashkiakut Fatos Tushe. Vendin e tij e zyri përkohësisht Sefa, e cila tani garon për të drejtuar me kompetenca të plota për pjesën e mbetur të mandatit. Ndërsa përballë nga PD-ja, ka Indrit Sefën, ndërsa nga koalicioni “Shtëpia e lirisë”, Elton Banon.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne lushnje gazment bardhi edi rama edi rama ne lushnje gazment bardhi

Sondazh

Poll