Politike

Lufta! Grupi i Berishës propozon rezolutën: Shqipëria të largohet nga ‘Ballkani i Hapur’

2 Mars 2022, 13:20 Nga DOSJA
Lufta! Grupi i Berishës propozon rezolutën: Shqipëria të

TIRANË– Grupi i Rithemelimit ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë një rezolutë për agresionin rus. Gjashtë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë propozuar projekt rezolutën ku kërkohet të dënohet agresioni rus mbi Ukrainën si dhe i kërkohet qeverisë shqiptare të ndihmojë në shpëtimin e jetës së civilëve ukrainas.

Deputetët Tritan Shehu, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Isuf Cela, të shkëputur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, si mbështetës të ish kryeministrit Berisha i kërkojnë qeverisë largimin nga nisma “Ballkani i hapur”.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i kërkon Qeverisë të largohet menjëherë nga nisma “Ballkani i hapur” që bie në kundërshtim me interest kombëtare të Republikës së Shqipërisë…”, thuhet ndër të tjera në projekt rezolutë duke vijuar: Rezoluta të dënojë agresionin rus e përdorimin e armëve të rënda. Rezoluta të dënojë njohjen si shtete të Doneskut dhe Luhanskut. Shqipëria t’i shkojë në ndihmë popullit ukrainas,

rezoluta-02032022141444 (1)

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha lufta ukraine-rusi rezoluta e grupit te berishes berisha lufta ukraine-rusi rezoluta e grupit te berishes

Sondazh

Poll