Politike

Berisha në Dibër/ Thirrja për biznesmenët: Mos u bëni ushtarë të mjerë të Lulzim Bravës

2 Mars 2022, 11:40 Nga DOSJA
Berisha në Dibër/ Thirrja për biznesmenët: Mos u bëni

DIBËR– Lideri historik i PD-së Sali Berisha, nga Dibra, ku prezantoi kandidatin për Shtëpinë e Lirisë për Bashkinë e Dibrës Premtim Kryemadhi, kishte një thirrje për dy biznesmenë dibranë. Berisha iu bëri thirrje biznesmenëve që të mos bëhen ushtarë të mjerë të Lulzim Bashës.

“Dibranët asgjë nuk i lidh me Lulzim Bravën dhe kandidatin e tij. Votoni për Premtim Kryemadhin, votoni për të rikthyer PD-së në pushtet. Dy mesazhe nga kjo platformë do iu çoj zotit Petrit Doda dhe Mond Isaku. Të dy biznesmenë, njëri me hidrocentrale e tjetri me në Bulqizë. Ndërprisni çdo aktivitet kriminal elektoral me shpërndarje parash etj. Ju garantoj se sa të jetë PD, ndaj të gjithëve që jepni para për vota, do ketë qëndrim. Mos u bëni ushtarë të mjerë të Lulzim Bravës. Ndiqni bizneset tuaja e kjo është detyra. Votoni për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, demokratët më të mëdhenj të Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

Berisha premtoi se nuk do të lejohet projekti i Skavicës që përmbyt Dibrën. Po ashti ai tha se nuk do të ketë tra në Rrugën e Arbrit. Berisha përsëriti disa herë para dibranëve në tubimin përmbyllës së vota për Premtim Kryemadhin dhe Shtëpinë e Lirisë hap rrugën për zgjedhje të parakohshme dhe rikthimin e PD-së në pushtet.

Më 6 mars, Edi Rama vjen për të kërkuar votën tuaj me kandidatin e tij me dy fytyra. Njëra është një fytyrë me të cilën ai ka dëshmuar se jo qytetari, por qeveritari është në epiqendër të interesave të tij. Kurrë më shumë se gjatë qeverisjes së tij nuk është rritur varfëria dhe mjerimi. Ai ka marrë përsipër t’i bëjë Dibrës atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues: të mbysë nën ujë Dibrën më pjellore, por edhe Dibrën historike, vend-origjinën e Skënderbeut, të mbysë nën ujë dhjetëra e dhjetëra fshatra, përfshi shtëpi dhe varreza. Përse? Për të prodhuar 100 kilovat energji më shumë në Skavicë. Unë jam marrë jo pak me hidrocentralin e Skavicës, por kam arritur në përfundimin e prerë se ai nuk duhet të ndërtohet kurrë në variantin që përmbyt fshatrat e Dibrës. Ju garantoj se nëse do votoni Premtim Kryemadhin, ai kurrë nuk mund të ndërtojë Skavicën pa qeverinë vendore. Dy fjalë ju them për Rrugën e Arbrit: Ajo duhej të mbaronte në vitin 2015, e ka zgjatur 7 vite vetëm për praktika korruptive. Por të harrojë se do vendosë trau. PD në pushtet nuk do pranojë kurrë tra në Rrugën e Arbrit.

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë. Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne diber sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne diber sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll